Një i akuzuar për terrorizëm në Kosovë

546
Sigal

Prokuroria
e Posaçme e Kosovës ka ngritur akuzë kundër një personi për veprën penale
“organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Sipas
akuzës, i pandehuri që u identifikua si N.A., i ishte bashkuar organizatës
terroriste të quajtur “Al-Nusra” nё janar tё vitit 2014.Në njoftim thuhet se i
pandehuri duke shfrytëzuar rrugën ajrore përmes Aeroportit Ndërkombëtar të
Prishtinës “Adem Jashari” ka udhëtuar për në Stamboll për të vazhduar për në
qytetin turk Gaziantep afër kufirit me Sirinë. Prej aty ai ka kaluar ka arritur
tё kaloj nё territorin e Sirisë, ku është bërë pjesë e organizatës terroriste
“Al Nusra”. Pas qëndrimit një javor nё Siri është kthyer nё Kosove përmes
rrugëve tё njëjta.


vonë ai ka provuar sërish të shkojë në Siri duke shfrytëzuar rrugën
Shkup-Stamboll, por është ndaluar në aeroportin e Stambollit nga autoritetet
turke të cilat më pas e kanë dëbuar për shkak të lidhjes së tij me zonën e
luftës.Me këto veprime, thuhet në njoftim, i pandehuri ka kryer veprën penale
“organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Sipas
autoriteteve rreth 316 veta nga Kosova besohet se kanë marrë pjesë në
konfliktet në lindjen e mesme, ndërsa atje ende ndodhen 140, nga të cilët 75
luftëtarë dhe 38 gra e 27 fëmijë.

Besohet se 117 veta janë kthyer në Kosovë dhe deri
tani 35 veta janë dënuar nga gjykatat.