Qeveria miraton koncensionin për ‘Rrugën e Kombit’

415
Sigal

Këshilli i Ministrave i ka hapur rrugë sot koncesionit për Rrugën e Kombit. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u miratua kontrata mes Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës dhe tre firmave për koncesionin.

“Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e kontratës së koncesionit “për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot-Morinë”, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga ministria e transportit dhe infrastrukturës, dhe konsorciumit “Catalyst Viva das General Contracting, LLC – Salillari, sh.p.k – Bee tech – Violiap ateve – Kastrati, sh.a”.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe në vijim të vendimit nr.634, datë 1.10.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat të punëve publike dhe shërbimeve për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave”, thuhet në vendimin e KM.