Ngjarje e rëndë në Itali, shqiptari qëllon disa herë me thikë gruan dhe vajzën e tij

66
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Terni të Italisë, ku një burrë shqiptar rreth 50 vjeç ka qëlluar disa herë me thikë gruan dhe vajzën e tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri banal në familje. 50-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka marrë një thikë në kuzhinë dhe ka goditur me thikë të shoqen disa herë.

Vajza e çiftit, 23 vjeçe ka qenë prezente dhe ka tentuar që të ndalë të atin por është goditur me thikë nga ai gjithashtu.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin. Mësohet se gruaja dhe vajza janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ato janë qëlluar me thikë në krah dhe duar nga 50-vjeçari shqiptar që tashmë akuzohet për tentativë vrasjeje dhe dhunë në familje.