Ngatërroi kungullin me bombë, gjermani ngre në këmbë policinë

544
Një i moshuar gjerman është alarmuar teksa në kopshtin e tij ka identifikuar një kungull në përmasa gjigande. Frika se kungulli mund të ishte bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore ka bërë që ai menjëherë të lajmërojë policinë. “Kungulli me peshë 5 kg ndoshta ishte hedhur nga gardhi në kopshtin e 81-vjeçarit”, tha policia. Për fat të mirë nuk u desh evakuimi i banorëve të Bretten, një qytet afër Karlsruhe në jug-perëndim të Gjermanisë. Perimja 40cm, i quajtur edhe kungull i njomë – “me të vërtetë dukej si një bombë”, tha policia. Pasi policia e siguroi të moshuarin se nuk kishte asnjë rrezik, ai e largoi vetë kungullin nga kopshti. Në Gjermani janë zbuluar shumë bomba të pashpërthyera të rënë nga RAF-i britanik ose forcat ajrore amerikane.
Sigal