Burrat kanë më shumë kohë të lirë sesa gratë!

511
Burrat kanë më shumë kohë të lirë për të kaluar, se sa gratë thotë një studim i fundit britanik.
Sipas gjetjeve thuhet se, burrat shpenzojnë gjashtë orë e nëntë minuta në ditë në aktivitete të kohës së lirë, krahasuar me pesë orë e 29 minuta për gratë.
Këto shifra janë publikuar nga Zyra e Statistikave të Britanisë së Madhe ndërsa shton se krahasimi gjinor është më i madhi në Anglinë verilindore, ku burrat shpenzonin mesatarisht 36.2 orë në javë të angazhuara në aktivitete të kohës së lirë, shtatë orë më shumë se femrat.
Ndërsa në Irlandën e Veriut, koha e kaluar ishte identike për burrat dhe gratë.
Sigal