Në përkrahje të Ivanoviçit, protestojnë në Beograd

595
Një marsh protestues në përkrahje të liderit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviç, është mbajtur sot në sheshin “Nikola Pasic” në Beograd
Pjesëmarrësit në këtë protestë dënimin e quajtën si tentativë për “likuidim politik” të Ivanoviçit, si dhe “gozhdim” të serbëve që jetojnë në Kosovë, raporton agjencia shtetërore e lajmeve në Serbi “Tanjug”, transmeton KosovaPress.
Protesta zyrtarisht filloi rreth orës 13:00, ndërsa avokati i Ivanoviçit, Nebojsa Vlajiç, u tha të pranishmëve se klienti i tij është dënuar pa dëshminë e askujt për 15 vite akuza për krime lufte.
“Të gjithë dëshmitarët qenë shqiptarë dhe asnjëri në mënyrë direkte nuk e akuzoi Ivanoviqin”, ka thënë ai, duke shtuar se Ivanoviçi aktivisht ka avokuar për paqe dhe tolerancë dhe se ky dënim nuk i ka ndihmuar përpjekjeve të tij.
Sipas tij, vendimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë nga gjykatësit e EULEX-it, ka shkatërruar edhe atë shpresë të vogël që kishte mbetur se në Kosovë mund të jetohet në mënyrë normale. Po asht u, Vlajiç ka thënë se procedurat nuk kanë përfunduar ende dhe përpjekjet për të liruar Ivanoviçin do të vazhdojnë.( RTK)
Sigal