Në Alepo rreth 80 civilë të vrarë

43

Kanë mbetur të vrarë të paktën 82 civilë në katër lagje të
Alepos nga forcat qeveritare në Siri, kjo sipas Kombeve të Bashkuara. Zëdhënësi
i OKB-së për të drejtat e njeriut, Rupert Colville, tha në Gjenevë se njoftimet
është e vështirë të verifikohen dhe se nuk është e qartë se kur mund të kenë
ndodhur me saktësi vrasjet.

Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar paralajmëroi të martën se
në Alepon Lindore ka me mijëra civilë “të cilët nuk kanë asnjë vend të sigurtë
ku të shkojnë”. Komiteti i bëri thirrje personave të përfshhrë në luftime që
t’i mbrojnë ata.

“Mënyra e vetme për të sqaruar dyshimet se në Aleppo mund
të jenë duke u kryer krime masive një akt hakmarrjeje ndaj personave të
larguar, apo që janë kapur, qofshin luftëtarë, apo civilë, është që gjendja të
monitorohet nga grupe të jashtme, si Kombet e Bashkuara, përfshirë stafin tonë
dhe Komisioni i Hetimeve për Sirinë, Kryqi i Kuq, ose disa trupat të tjera
neutrale ndërkombëtare.”
– tha zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara për të
drejtat e njeriut.Thirrja vjen ndërsa forcat e Presidentit Bashar al Assad
kryen një ofensivë për rimarrjen e disa lagjeve në Alepon lindore, që janë ende
nën kontrollin e forcave rebele.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se gjatë 24 orëve të fundit, 13
mijë e 346 civilë janë larguar nga lagjet nën kontrollin e forcave rebele.Organizata
me qendër në Britani “Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut”, tha se muajin
e kaluar në territorin nën kontrollin e forcave rebele janë vrarë të paktën 415
civililë, mes tyre 47 fëmijë dhe se qindra të tjerë janë plagosur.