Ndotja e ajrit, Roma ndalon përdorimin e automjeteve me naftë

216

Ditën e djeshme Roma mori vendimin për të ndaluar përdorimin e automjeteve me naftë në rrugët e qytetit si përpjekje për të luftuar ndotjen në atmosferë.

Një periudhë e zgjatur e motit me diell pa reshje shiu ka shkaktuar smog në të gjithë vendin.

Autoritetet lokale deklaruan se ky vendim do të prek rreth 1 milion automjete ndërsa kompanitë e naftës kanë reaguar keq ndaj këtij vendimi.

“Ky duket të jetë një vendim plotësisht i pajustifikuar nga pikëpamja shkencore, i cili nuk ofron asnjë avantazh mjedisor dhe për këtë arsye penalizon në mënyrë të panevojshme qytetarët.”

Për këtë vendim kanë reaguar dhe grupet ambjentaliste të cilët shprehen se erdhi shumë vonë, vetëm pas 10 ditëve me ajër shumë të ndotur.