Barack Obama dërgoi e mail-in e fundit drejtuar Shtëpisë së Bardhë këtë mëngjes

541
Presidenti Obama dërgoi këtë mesazh të fundit në e mail-in e Shtëpisë së Bardhë këtë mëngjes.
Bashkatdhetarët e mi amerikanë,
Është një traditë e gjatë që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të lërë një letër lamtumire në Zyrën Ovale për pasardhësin/en e rradhës. Kjo është një letër me qëllim për të ndarë atë që dimë, atë që ne kemi mësuar, çfarë këshillash të vogla mund të ndihmojnë presidentin e rradhës të mbajë përgjegjësinë e madhe që vjen me postin më të lartë në vendin tonë, si dhe udhëheqjen e botës së lirë.
Por, para se të lë shënimin tim për presidentin tonë të 45-të, desha të jap një falenderim të fundit për nderin e të shërbyerit si president I 44- I juaj. Sepse gjithçka që unë kam mësuar në kohën time në detyrë, unë I kam mësuar nga ju. Ju më bëtë mua një president më të mirë, dhe bëtë që të jem një njeri më I mirë.
Gjatë këtyre tetë viteve, ju keni qenë burim i mirësisë, elasticitetit, dhe shpresës nga e cila unë kam marrë forcë. Kam parë fqinjët dhe komunitetet të kujdesen për njëri-tjetrin gjatë krizës më të rëndë ekonomike të historisë sonë. Kam vajtuar me familjet e pikëlluara që kërkonin përgjigje – dhe që gjetën paqe në një kishë Charleston.
Kam marrë zemër nga shpresa e të diplomuarve dhe oficerëve të rinj ushtarakë tanë. Kam parë shkencëtarët që kanë ndihmuar një njeri të paralizuar të rifitojë ndjenjën e të prekurit, dhe luftëtarë të plagosur që heqin dorë, por ngrihen përsëri në këmbë. Kam parë amerikanët jetët e të cilëve kanë shpëtuar për shkak se ata më në fund kanë qasje në kujdes shëndetësor, dhe familjet jetët e të cilëve janë ndryshuar për shkak se martesat e tyre janë të njohur si të barabarta me tonat. Kam parë fëmiljë të vegjël që përmes veprimeve të tyre dhe nëpërmjet bujarisë na kujtojnë detyrimin tonë për t’u kujdesur për refugjatët, ose punën për paqe, dhe, mbi të gjitha, për tu kujdesur për njëri-tjetrin.
Kam parë tek ju, populli amerikan, gjithë dinjitetin tuaj, vendosmërinë, humorin e mirë dhe zemërbardhësinë. Dhe në aktet e përditshëmërisë, kam parë shpalosjen e së ardhmes sonë.
Të gjithë ne, pa dallim partiak, duhet të përfshihemi në këtë detyrë- detyra qytetare. Jo vetëm kur ka zgjedhje, jo vetëm kur vet interesi ynë i ngushtë është në rrezik, por gjatë gjithë jetës.
Do jem me ju në çdo hap të rrugës.
Kur harkut i progresit të duket i ngadalshëm, mos harroni: Amerika nuk është projekti i çdo personi. Fjala e vetme më e fuqishme në demokracinë tonë është fjala ‘Ne’. ‘Ne njerëzit.’ “Ne do të tejkalojmë.”
Po, ne mundemi.
Sigal