Motra e Kim Jong-un viziton Korenë e Jugut për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike

139
Motra e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un do të udhëtojë në Korenë e Jugut për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të premten. Kjo konsiderohet një vizitë historike pasi dy Koretë prej shumë dekadash janë në gjendje tensioni.
Të dy Koretë do të marshojnë nën një flamur në ceremoninë e hapjes. Pjesëmarrja e Veriut është parë si një shkrirje e marrëdhënieve dypalëshe. Kim Yo-jong është vajza më e vogël e udhëheqësit të ndjerë Kim Jong-il dhe roli i saj u forcua vitin e kaluar.
Kim Yo-jong, do të shoqërojë kreun ceremonial të Veriut Kim Yong-nam, pjesëmarrja e të cilit u njoftua në fundjavë.
Delegacioni, i kryesuar nga Ministri i Sporteve të Koresë së Veriut Kim Il-guk, përfshin 229 nxitëse tifozësh, katër zyrtarë nga Komiteti Olimpik Kombëtar, 26 demonstrues taekwondo dhe 21 gazetarë.