Mes kufirit Greqi-Maqedoni janë bllokuar qindra emigrantë, në të ftohtë

809
Qindra azil-kërkues ndodhen ende të bllokuar në kufirin greko-maqedonas në temperatura mjaft të ulta.
Problemi më kryesor vijojnë të mbeten refugjatët që emigrojnë për arsye ekonomike, të cilat sipas udhëzimit të BE-së nuk duhet të lejohen të vijojnë rrugën e tyre drejt kontinentit të vjetër. Situata më e rënduar është në fshatin grek Idiomeni, ku ndodhen afro 750 emigrantë.
Autoritetet shprehen se i ftohti mund t’a rrezikojë seriozisht shëndetin e azil-kërkuesve. Ata kanë mundësuar ushqim, veshje dhe medikamente, për refugjatët të cilët kanë qënë në nevojë të menjëhershme për ndihmë.
Pavarësisht bllokimit, refugjatët shprehen optimist për një të ardhme më të mirë. “Dua të shkoj në një vend ku nuk ka luftë”, thotë ky djalë që vjen nga Afganistani.
Gjatë kësaj javë, qeveria maqedonase e ka lejuar kalimin e emigrantëve, por hapja dhe mbyllja e kufinjve është bërë me afate të caktuara. Një vendim i tillë u mor pas alarmit që dhanë organizatat ndërkombëtare, të cilat bënë me dije se rezervat e tyre ushqimore janë drejt fundit.
Sigal