Moti i keq në Rusi, stuhia e dëborës shkakton viktima dhe të plagosur

628
Stuhi të forta dëbore kanë përfshirë Moskën, dhe për pasojë kanë shkaktuar 1 viktimë dhe 5 të tjerë janë plagosur.
Kryebashkiaku rus Serguei Sobianine, ka thënë se kjo stuhi që ka përfshirë Moskën, është nga më të fortat që është regjistruar.
Shërbimi kombëtar meteorologjik, ka bërë me dije se në Moskë ka rënë rreth 43 centimetra dëborë.
“Në 24 orë, Moska ka regjistrua 43 centimetra dëborë, më shumë se gjysma e asaj që bie mesatarisht në qytet në një muaj”.
“Një person ka humbur jetën pas rrëzimit të një peme në një linjë elektrike”, tha kryebashkiaku në rrjetin social rus “VKontakte” .
Si pasojë e motit të keq, një numër i lartë fluturimesh janë anuluar, ndërsa gjendja pritet të përkeqësohet.
Sigal