Itali/ E le në ballkon dhe i vjedh makinën, prostituta shqiptare rreh 47-vjeçarin

285
Sigal

Një shtetas italian nga Roma, 47 vjeç, telefonoi karabinierët për të denoncuar një prostitutë shqiptare 32-vjeçare për sekuestrim personi dhe vjedhje.

Ngjarja ka ndodhur në një prej lagjeve të kryeqytetit italian, ku ata kishin shkuar në një dhomë të marrë me qira.

Italiani u tha agjentëve se prostituta shqiptare kishte ushtruar dhunë ndaj tij dhe më pas e kishte shtyrë drejt ballkonit. Pasi mbylli qepenat, ajo i mori të gjitha sendet personale dhe më tej i vodhi edhe makinën e parkuar poshtë, duke u larguar me dy bashkëpunëtorë, një grua dhe një burrë.

Makina u gjurmua përmes sistemit të alarmit satelitor dhe karabinierët arrestuan edhe 32-vjeçaren shqiptare.