EMRI/ Policia kap mat vlonjatin, i gjen 30 doza heroinë (Foto)

476
Policia e Vlorës ka arrestuar një 35-vjecar në flagrancë, pasi është kapur me 30 doza heroinë. Në pranga ka përfunduar Fatmir Jonuzaj, banues në Vlorë.
Sipas policisë, ky shtetas është kapur nga shërbimet policore në lagjen ”Isa Boletini”, pranë vendit të quajtur ”Tre Serviset”, me 30 doza lëndë narkotike të llojit Heroinë, me peshë 3.6 gramë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Sigal