Parashikim i frikshëm për qytetin që ndodhet pranë nesh, shkencëtarët japin alarmin

439
Njihet si një nga qytetet më të veçanta e më romantike në botë, por për fat të keq, ekspertët paralajmërojnë ngjarje jo të mira brenda një harku kohor prej 100 vitesh.
Bëhet fjalë për Venecian, qyteti i cili sipas ekspertëve italianë dhe francezë, do të zhduket shumë shpejt, ata thonë se niveli i ujit në detin Mesdhe do të rritet e për rrjedhojë si Venecia, edhe shumë qytete të tjera që ndodhen në pjesën e bregut të detit, rrezikojnë të kenë të njëjtin fat.
Konkretisht në Itali janë 33 vende që rrezikojnë zhdukjen nën ujë, nga brigjet e Versilia, Fiumicino, Piane Pontina e Fondi, Sele e Volturno, Catania, Cagliari dhe Oristano.
Nëse në mijëvjeçarin e fundit Mesdheu është rritur me 30 cm, në 100 vitet e ardhshme pritet të rritet 3 herë më shumë, aq sa Veriu i Adriatikut, do të ketë një rritje me 140 cm.
Shkak i kësaj rritjeje sipas shkencëtarëve janë ndryshimet klimaterike të shkaktuara nga rritja e përqendrimit të CO2 në atmosferë.
Sigal