Mos e humbisni/ Përmbytet qendra tregtare, banda muzikore interpreton “Titanic”-un (Video)

410
Sigal

Një grup muzikor në Meksikë arriti të mbajë blerësit në një qendër tregtare që u përmbyt duke i argëtuar dhe shkaktuar të qeshura me një interpretim të guditur të quajtur  ‘Zemra ime do të vazhdojë’ e Celine Dion, që ju do të kujtoni si këngën e madhe nga Titaniku, epike e James Cameron dhe që i përket vitit 1997.

Sipas Mexico News Daily, skenat u zhvilluan në qendrën tregtare Plaza Patria në Zapopan, Jalisco, në fundjavë.

Zona e Guadalajarës ishte goditur nga “shira të rrëmbyeshëm  dhe breshër” të shtunën, e cila kishte shkaktuar shembjen e pemëve dhe përmbytjen e rrugëvedhe së fundmi përmbytën edhe qendrën tregtare.

Të gjithë të pranishmit në qendrën tregtare kuptuan aktin humoristik të bandës muzikore dhe filluan ta xhironin me video.