Moldavi i ngul thikën shqiptarit në Itali

460
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës në Terni të Italisë.
Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se pas një sherri, ka mbetur I plagosur një 33-vjeçar shqiptar.
Shqiptari dhe moldavi I moshës 37 vjeç ishin konfliktuar për një borxh, që shqiptari I kishte këtij të fundit.
Në sherr e sipër, moldavi ka nxjerrë thikën që e mbante me vete dhe ka goditur shqiptari, duke e lënë të plagosur.
Ai është dërguar në spital, dhe nga raportimet e mediave italiane mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia, pas ngjarjes, ka mundur që të arrestojë moldavin, ku do të dalë para gjykatës nën akuzën e plagosjes
Sigal