Metroja e Moskës përfshihet nga një shpërthim I fuqishëm, dyshime për një akt terrorist

446
Sigal

Si
pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në metronë e Moskës dhjetëra persona kanë
mbetur të plagosur ndërkohë që ende nuk ka raportime për viktima nga mediat
ruse.

Shpërthimi ndodhi në Stacionin e
Metrosë Kolomenskaya, mëngjesin e sotëm dhe dyshimet paraprake flasin për një
akt të mundshëm terrorist, por autoritetet zyrtare ende nuk e kanë konfirmuar
faktin. Paraprakisht ka edhe dyshime se shpërthimi mund të ketë ardhur si
pasojë e një rrjedhje gazi. Por nga të dhënat e deritanishme asgjë nuk mund të
thuhet me siguri.

Zjarr dhe shtëllunga tymi janë
filmuar nga kalimtarët.

Si pasojë e shpërthimit është
bllokuar trafiku për disa orë, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikëset
dhe policia.

Vrasja e ambasadorit rus në Ankara
i ka shtuar edhe më shumë masat e sigurisë në Rusi, nga frika e akteve të
mundshme terroriste, veçanërisht pas paralajmërimeve publike të ISIS.

VIDEO

http://https://www.youtube.com/watch?v=71dE8X42FXo