Mesha e Pashkëve, Papa: Ulërimat e armëve të pushojnë, të ketë paqe

52
Të dilën e Pashkëve Katolike, Papa Francesku nga sheshi Shën Pjeter ka bëre apel për paqe, mbi të gjitha në Siri e Irak. Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të adresuar “tragjedit e mëdha njerzore ” në të dy vendet.
Papa apeloi gjithashtu për paqe në Tokën e Shenjtë, Ukrainë, Libi, Jemen, Nigeri, Sudan dhe Republikën Demokratike të Kongos. Duke iu drejtuar besimtarëve nën shi në sheshin Shën Pjetrit, Papa tha: “Ne kërkojmë Jezusin, fitimtar mbi vdekjen, që të ndriçohen vuajtjet e shumë vëllezërve dhe motrave tona që janë persekutuar për emrin e tij, dhe të gjithë ata që vuajnë padrejtësi si rezultat i konflikteve të vazhdueshme dhe dhunës. Ne shpresojme per paqe, mbi të gjitha, për Sirinë dhe Irakun, që ulërimat e armëve të pushojne dhe marrëdhëniet paqësore të rikthehen”.
Reshjet e këtij mëngjesi nuk i kanë ndaluar, megjithatë, besimtarët të bëhen pjesë e shërbesës së shumëpritur, të kremtuar nga Papa Françesku. Sheshi i “Shën Pjetrit” ishte i blinduar sot. Për garantimin e sigurisë së mijëra besimtarëve të mbledhur atje janë angazhuar mbi 300 efektivë të forcave të rendit.
Në mbarë botën, katolikët kremtojnë sot ditën e Ringjalljes së Krishtit në Jeruzalem, rreth 2000 vjet më parë. Kisha e varrit të shenjtë në këtë qytet është mbushur sot me njerëz, ndërsa një meshë do të mbahet më vonë gjatë ditës në kishën e Lindjes së Krishtit, të ndërtuar në vendin ku të krishterët besojnë se Jezusi erdhi në jetë.