Maqedoni, mbështetësit pro dhe kundër qeverisë në rrugët e Shkupi

448
Kriza politike në Maqedoni vazhdon e gjithashtu si mbështetësit e kryeminsitrit dhe të opozitës vazhdojnë të qëndrojnë në tenda në rrugët e Shkupit. Ndërsa tek kampi i Gruevskit ka vetëm maqedonas, e kundërta ndodh tek kampi i opozitës bashkë me maqedonasit këtu janë dhe shqiptarë që kërkojnë largimin e qeverisë. 
Ndërsa liderët e partive kryesore në Maqedoni nuk po gjejnë dot zgjidhje sa i përket krizës politike, mbështetësit e qeverisë si dhe ata të opozitës vazhdojnë të qëndrojnë në tenda. 
Mbështetësit e kryeministrit Nikolla Gruevski që janë vendosur para Kuvendit, thonë se ai e ka rilindur Maqedoninë. 
“Ne nuk mundemi të krahasohemi me Evropën ku rroga minimale është 1200 euro e sipër. Dihet si është në Ballkan. Unë mendoj se cilësia që e ofron kryeministri është shumë e mirë dhe duhet të vazhdojë”, thotë një mbështetës i Gruevskit. 
“Jetohet mirë, falë kësaj qeverie. Njerëzve u ofron shumë mundësi”, deklaron një tjetër mbështetës i kryeministrit maqedonas.
Sigal