Kompania Ajrore “low-cost” Wizz Air inspekton Aeroportin e Kukësit

548
Drejtori i Zhvillimit Aeroportual të kompanisë ajrore hungareze “low-cost” Wizz Air, i shoqëruar nga përfaqësues të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, ka zhvilluar një vizitë inspektuese në Aeroportin e Kukësit, për të parë nga afër gjendjen e këtij aeroporti, me qëllim shqyrtimin e mundësisë së fillimit të operimit të fluturimeve nga ky aeroport drejt destinacioneve evropiane. 
Kompania ajrore hungareze Wizz Air është kompania më e madhe e transporit ajror që operon aktualisht në Maqedoni. Aeroporti i Kukësit përfundoi së ndërtuari në vitin 2006, por asnjëherë nuk u vu në punë, për shkak të ekskluzivitetit mbi fluturimet ndërkombëtare, që gëzon operatori i Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, për periudhën 20 vjeçare 2005-2025.
Dy javë më parë, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, z. Edmond Haxhinasto, deklaroi nga Kukësi se negociatat me konçensionarin TIA janë drejt përfundimit, ç’ka do të lejojë vënien në funksion të Aeroportit të Kukësit, që pritet të ketë një ndikim direkt në ekonominë e qytetit të Kukësit dhe në punësimin e mbi 200 personave nga kjo zonë. 
Gjatë vizitës së tyre inspektuese, përfaqësuesit e Wizz Air u shprehën me pozitivitetpër gjendjen aktuale të Aeroportit të Kukësit dhe treguan gadishmëri përbashkëpunim me autoritetet shqiptare për fillimin e operimit nga ky aeroport, kur tëdrejtat ekskluzive mbi fluturimet ndërkombëtare të TIA të jenë hequr.
Sigal