Luftë në mes të detit, amerikanët dhe rusët bëhen bashkë dhe sulmojnë… (VIDEO spektakolare)

479

Piratët somalezë u bënë për një kohë të gjatë problem për kompanitë e transportit detar duke marrë peng shpesh anëtarë të ekuipazheve të tyre.

Pas pengmarrjes ata kërkonin shuma të mëdha për t’i kthyer mbrapsht marinarët duke shkaktuar kosto financiare dhe pasiguri tek kompanitë që duhej të kalonin anijet pranë Gjirit të Adenit, përballë Somalisë.

Situata u bë aq problematike sa shtete të ndryshme dërguan anijet ushtarake atje për të patrulluar, ndërsa vetë anijet morën persona të armatosur në bord për të mos lejuar afrimin e piratëve.

Në pamjet e mësipërme duken momente kur ushtarë apo mercenarë të ndryshëm qëllojnë mbi anijet e shpejta të somalezëve duke i neutralizuar.