Lista Serbe braktis Qeverinë, por jo Kuvendin e Kosovës

634
Lista Serbe sot mori vendim që të largohet nga Qeveria e Kosovës, por deputetët e saj do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kuvendin e Kosovës.
Siç kanë konfirmuar jo zyrtarisht për gazetën “Danas” nga e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Lista Serbe do të vazhdojë të qëndrojë në Parlamentin e Kosovës.
“Deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës do të vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e bashkësisë serbe në Kosovë”, kanë thënë nga Zyra që udhëhiqet nga Gjurici.
Vendimi i Listës Serbe për largim nga Qeveria e Kosovës pasoi zhvillimet në Mitrovicë pas arrestimit të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nga Policia e Kosovës.
Sigal