Ligjvënësit në Alabama, ndalojn me ligj abortin

102

Ligjvënësit në Alabama kanë miratuar një ligj, për të ndaluar abortin, duke u bërë ligji më strikt në SHBA.

BBC” shkruan se senati e miratoi ligjin në fjalë me 25 vota, duke hedhur poshtë përjashtimet për rastet e përdhunimit apo incestit.

Tanimë ligji do të kalojë për miratim në duart e guvernatores republikane, Kay Ivey. Ajo nuk ka thënë gjë nëse do ta nënshkruajë apo jo, por njihet si një kundërshtare e fortë e abortit.

Kufizimet mbi të drejtat e abortit janë futur këtë vit tashmë në 16 shtete të SHBA.

Aktivistët shpresojnë se ligji i ri në Alabama, do të sfidojë një vendim historik të vitit 1973 të Gjykatës së Lartë, që legalizoi abortin në SHBA.