Liderët e BE i kërkojnë shteteve të mbajnë premtimet për krizën e emigrantëve

419
Sigal

Liderët e BE-së kanë kërkuar që shtetet anëtare të mbajnë premtimet e tyre në lidhje me krizën e emigrantëve.
Bashkimi Europian miratoi në shtator një plan për rishpërndajen e 160.000 azil-kërkuesve, por ky proces ka vijuar me ritme tepër të avashta.
Duke i’u adresuar parlamentit, Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, u bëri thirrje vendeve antare që të përmbushnin angazhimin e marrë.
“Nëntë shtete na kanë dhënë garancinë që do të marrin përsipër shumë shpejt 700 persona. Kjo është një gjë pozitive, por të mos harrojmë se kemi rënë dakord për të zhvendosur 160.000 azil-kërkues, që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtar. Ndryshimi midis asaj që kemi premtuar dhe arritjeve të deri tanishme, do bëjë që unioni të humbasë besueshmërinë. Deri tani kemi ecur, kur në fakt duhet të vrapojmë.”
Nga ana tjetër, Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, ka thënë me bindje se kriza e emigrantëve ka potencialin për të ndryshuar kontinentin e vjetër.
Ai u shpreh se një situatë e tillë është me e rrezikshme seç duket, pasi shtimi i problemeve mund të shkatërrojë atë që Bashkimi Europian ka arritur të ndërtojë përmes shumë përpjekjeve.
Ai bëri thirrje që kriza të përballohet nëpërmjet sakfricës dhe solidaritetit.