Presidenti Macron mesazh ngushëllimi familjeve të viktimave: Solidarë me Shqipërinë, marrim pjesë në operacionet e shpëtimit

448
Sigal

Presidenti i Francës Emmanuel Macron iu bashkua pikëllimit të familjes së 22 viktimave të tërmetit të sotëm dhe panikut të shumë shqiptarëve të tjerë.

Kreu i shtetit francez solidarizohet me dhimbjen e shtetasve shqiptarë, ndërsa konfirmon se do të dërgojë drejt vendit tonë skuadrat operacionale të shpëtimit të njerëzve.

Liderë shtetesh dhe diplomatë të ndryshëm kanë dalë në krah të Shqipërisë pas rënies së tërmetit më të fuqishëm prej gati 40 vitesh.

Mesazhi ngushëllues i presidentit Macron për Shqipërinë:

Shpreh afërsinë me viktimat e tërmetit që goditi vendin tuaj, me familjet në zi si dhe me personat e dëmtuar. Franca është sot solidare me Shqipërinë. Ne po dërgojmë menjëherë ekipe të sigurisë civile, së shpejti edhe specialistë të forcave zjarrfikëse, me qëllim që të marrin pjesë në operacionet e shpëtimit.