Durrës/ Humbi vajzën 8 vjeç në rrënoja, nxirret e gjallë gruaja pas 14 orësh

519
Sigal

Pas 14 orësh, një grua është nxjerr nga rrënojat e një pallati 6-katësh në Durrës.

30 vjeçarja është dërguar mënjherë në spitali për ndihmë mjekësore. Por fatkeqësisht, rreth dy orë më parë është nxjerr e pajetë vajza e saj 8 vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Pas shkollës së “Mjeshtërisë” në rrënojat e një pallati 6-katësh, pas 14 orë përpjekjesh, forcat speciale Renea bënë të mundur nxjerrjen e 30-vjeçares e cila është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Rreth 2 orë më parë, Renea nxorri edhe vajzen e saj të mitur 8-vjeçare e cila kishte humbur jetën.