Rusia: Qëndrimi i Assadit s’është i domosdoshëm në pushtet

493
Rusia ka thënë sot se nuk është e domosdoshme që presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, të mbetet në pushtet, duke shtuar se i takon popullit sirian që të vendosë për fatin e tij.  Në pyetjen se a është çështje e parimit për Rusinë që të shpëtojë liderin sirian, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, është përgjigjur:

“Absoultisht jo. Nuk e kemi thënë kurrë një gjë të tillë”. “Nuk e themi se Assadi duhet të qëndrojë ose të shkojë”, ka shtuar ajo. Rusia është duke mbështetur Qeverinë e Sirisë me sulme ajrore kundër rebelëve. Zakharova ka thënë për Radion Ekho Moskvy se largimi ose qëndrimi i Assadit nuk është i rëndësishëm për Rusinë, porse i takon popullit sirian të vendosë për të. Rusia shihet si njëra nga mbështetëset më të fuqishme të Assadit.
Sigal