Sigal

Një ngjarje e rënë mësohet të ketë ndodhur në Libi, ku tre persona kanë vdekur edhe të paktën 20 të tjerë janë plagosur pas një sulmi të militantëve në ministrinë e Jashtme në Tripoli.

Mediet ndërkombëtare raportojnë se një person ka hedhur veten në erë të ministrisë sot, ndërsa sulmuesi i dytë është qëlluar për vdekje nga rojet e sigurisë para se të shpërthente jelekun e tij.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa dyshohet se mund të jetë ndërmarrë nga grupi terrorist, Shteti Islamik, i cili ka kryer sulme të ngjashme në këtë shtet.

Mediet bëjnë me dije se në mesin e personave të vdekur është edhe lideri i mirënjohur i grupit militant, Brigada Revolucionare, Abdul-Rahman Mazoughi.

Sulmi është dënuar edhe nga Misioni Mbështetës i Kombeve të Bashkuara në Libi (UNSMIL) ki cili ka theksuar nevojën e “parandalimit të grupeve terroriste ashtu që të mos kthejnë Libinë në zonë për kryerjen e krimeve”.

Ndërkohë kujtojmë se Libia është përballur me trazira nga viti 2011 prej kur është rrëzuar nga pushteti dikatori, Muammar Qaddafi.