Lëshohet iOS 11.2.5 për iPhone e Pad

425
Apple ka lëshuar sot iOS 11.2.5 për iPhone dhe iPad.
iOS 11.2.5 është përditësimi i dhjetë zyrtar për sistemin operativ iOS 11.
Versioni më i ri, i lëshuar sot, vjen dy javë pas lëshimit të iOS 11.2.2, që solli korrigjime të të metave në siguri, të quajtura “Meltdown” dhe “Spectre”.
iOS 11.2.5 mund të shkarkohet falas në të gjitha pajisjet që mund ta instalojnë.
Sipas Apple, iOS 11.2.5 sjell përkrahjen për HomePod, që do të dalë në shitje më 9 shkurt, dhe përmirësime për aplikacionet CarPlay, Messages dhe Mail.
Po ashtu, ky version adreson edhe një lëshim që i mundësonte një linku të bllokonte aplikacionin e mesazheve në pajisjet e Apple.
Sigal