Zhvillimet në Izrael, BE e shqetësuar, thirrje qeverisë: Kërkoni konsensus

Bashkimi Evropian duket se është e shqetësuar për zhvillimet në Izrael lidhur me reformën në drejtësi.

Në një deklaratë të lëshuar sot, BE pohon se po ndjek nga afër zhvillimet ndërsa i ka bërë thirrje qeverisë izraelite “të vazhdojë të kërkojë një konsensus të gjerë dhe të synojë një proces që është gjithëpërfshirës.

NOA

“Ndërsa marrëveshjet specifike në lidhje me reformën gjyqësore dhe fushëveprimin e saj duhet të vendosen nga izraelitët, është e rëndësishme që të ruhen vlerat thelbësore mbi të cilat bazohet partneriteti ynë”, tha në një deklaratë Nabila Massrali, zëdhënësja e BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë.

“Është e rëndësishme të arrihet një kompromis që do të ishte i pranueshëm për qytetarët dhe partitë politike izraelite”, tha ajo.

Knesseti, parlamenti izraelit, miratoi të hënën një projektligj të diskutueshëm që kufizon autoritetin e Gjykatës së Lartë për të rrëzuar vendimet e qeverisë që konsiderohen të paarsyeshme.

Legjislacioni është pjesë e një plani më të gjerë të rishikimit gjyqësor të udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili ka shkaktuar protesta masive dhe ka përçarë shoqërinë izraelite.