Sigal

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka sulmuar ashpër presidentin Hashim Thaçi, ndërsa e akuzon këtë të fundit për shpifje. Sipas Kurtit, Thaçi shpif në kurriz të zyrtarëve të Vetëvendosjes, pasi po dështon në pazarin me Serbinë.

“Qëndrimet dhe veprimet tona janë publike, të drejta dhe të qarta. Me shpifjet e këtij presidenti që po ikën më shpejt se çfarë është menduar nuk merrem.

Viti 2019 do të jetë viti i ndryshimeve për Kosovën. Sepse nuk shkëmbehet Kosova me Serbinë. Sepse nuk zëvendësohet Gjermania me Rusinë”, ka thënë Kurti, në një postim në ‘Facebook’.

Më herët presidenti Thaçi ka pohuar se Albin Kurti e Glauk Konjufca qëndrojnë pas organizimeve për atentate ndaj liderëve të Shtetit.