KS miraton rezolutën për vëzhgues të OKB në Alepo

56

Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi unanimisht në favor të një rezolute që kërkon vendosjen e menjëhershme të vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara në qytetin e Alepos, në Siri, që ka qenë në konntrollin e forcave rebele.

Rezoluta e hartuar nga Franca dhe Rusia kërkon që të gjitha palët në Siri të lejojnë kalimin e menjëhershëm dhe pa kushte të ndihmave humanitare dhe kujdesit shëndetësor dhe që të respektohen dhe mbrohen civilët në Alepo dhe mbarë Sirinë.

Rezoluta e miratuar sot u bën thirrje Kombeve të Bashkuara institucioneve të tjera, që të monitorojnë evakuimet nga Alepo lindore dhe që Sekretari ui Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon të konsultohet urgjentisht me qeverinë siriane dhe palët e tjera në konflikt, për të organizuar dislokimin e menjëhershëm të vëzhguesve.