Kriza në Greqi, mediat greke: Të hënën hapen bankat

52
Bankat greke do të hapen të hënën. Këtë gjë e bën të ditur Agjencia e lajmeve greke ANA, e cila sqaron se për dy ditë qytetarët do të tërheqin shumën deri në 60 euro, ndërsa ditën e tretë qytetarët do të kenë të drejtë të tërheqin 120 euro.
Bankat greke janë të mbyllura që prej datës 29 qershor, duke krijuar probleme të shumta për qytetarët por edhe për biznesin dhe turizmin në Greqi.