Kosovë: Jahjaga reagon për djegien e veturës së Ibrahimit

453
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka dënuar djegien e veturës zyrtare të kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë Hamdi Ibrahimit dhe ka kërkuar zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti.
“Dënoj djegien e veturës së Kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës z. Hamdi Ibrahimit dhe kërkoj nga organet kompetente zbardhjen sa më të shpejtë të rastit.
Pa paragjykuar motivet e këtij rasti, e theksoj që çdo tentim për t’i kërcënuar apo intimiduar gjykatësit është i papranueshëm dhe vetëm sa forcon përcaktimin tonë për t’i vënë para drejtësisë të gjithë ata që thyejnë ligjin”, thuhet në reagimin e Jahjages.
Sigal