I shitën armë autorëve të sulmit me 86 viktima në Nice, lirohen nga burgu 2 shqiptarët (EMRAT)

245
Sigal

Dy shqiptarët e akuzuar si bashkëpunëtorë në sulmin e vitit 2016 në qytetin francez të Nice ku mbeten të vrarë 86 persona kanë rifituar lirinë mbrëmjen e sotme.

Artan Hënaj dhe Maksim Çelaj janë liruar nga burgu pas 4 vitesh pas hekurave.

Dy shqiptarët u arrestuan pasi policia franceze zbuloi se pajisen me armë atentatorët, duke i shitur një nga armët e përdorura në masakër.

Tashmë, Hënaj dhe Çelaj do të hetohen në gjendje të lirë për trafik armësh. Hënaj 42-vjeç dhe Çelaj 28-vjeç janë kushërinj me njëri tjetrin me origjinë nga Fieri.