Kinë, sherr mes shoferit dhe pasagjeres, autobusi bie në lumë

663
Sigal

Një sherr mes një shoferi dhe një pasagjereje në Kinë ka shkaktuar një aksident automobilistik të dielën, duke shkaktuar vdekjen e 13 pasagjerëve dhe 2 të zhdukurve.

Policia lokale tha për mediat lokale që shoferi i autobusin humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me një veture dhe duke rënë nga ura në lumin Yangtze, në Chongqing.

Shkaku i sherrit është shkaktuar nga një ndalesë e munguar e shoferit në stacion për gruan. Videoja e xhiruar nga telekamerat e sigurisë në mjet tregon përplasjen fizike mes shoferit të autobusit dhe gruas, më pas ndryshimi i korsisë nga autobusi dhe përplasja koke më koke me veturën.

Në fund shembja e bordurës dhe rënia tragjike e autobusit në lumë. Kërkimet deri tani kanë sjellë gjetjen e 13 trupave, ndërsa rezultojnë të zhdukur edhe 2 të tjerë.

Policia është e bindur që nuk ka të mbijetuar. Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e autobusit natën e të mërkurës.