“NEWBORN” merr pamje tjetër për 13-vjetorin e Pavarësisë, ja çfarë mesazhi fshihet

178
Sigal

Monumenti Newborn u zbulua 13 vjet më parë në Prishtinë dhe u bë simbol i shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ashtu siç është kthyer në traditë edhe këtë vit monumenti ka marrë një pamje tjetër për 13-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Fisnik Ismaili, autori i monumentit prezantoi në Facebook konceptin e ri të Newborn.

“Natën e mirë, ushtarë dhe dëshmorë. Çdo ditë në mendje, sivjet në monument. Newborn 13”, shkroi ai.

Gjatë vitit të kaluar, kur Kosova shënoi 12-vjetorin e pavarësisë së saj, ky monument iu kushtua të mbijetuarve të abuzimit seksual. Ndërsa këtë vit përmes duarve të ngjyrosura dhe të vendosura mbi monument, Newborn ka marrë ngjyrën e uniformave të ushtrisë. Disa ditë më parë, Fisnik Ismaili ftoi të gjithë qytetarët që të ngjyrosnin me pëllëmbët e duarve tyre monumentin dhe kështu të gjithë kanë lënë nga një gjurmë për 13-vjetorin e Pavarësisë.

Shenjat e duarve të lëna mbi monument janë në shenjë respekti dhe nderimi për viktimat e rëna gjatë luftës në Kosovë.

‘NEWBORN’ vishet ndryshe për 13-vjetorin e