Kina ndihmon qeverinë siriane në luftën kundër Shtetit Islamik, dërguar këshilltarë ushtarakë

464
Kina do të ndihmojë qeverinë siriane në luftën kundër Shtetit Islamik, duke dërguar këshilltarë ushtarakë. “Kinezët do të arrijnë në javët e ardhshme,” tha një zyrtar i ushtrisë siriane. Gjithashtu në fjalën e tij raportoi se një anije detare kineze ndodhet rrugës për në Sirir me dhjetra “këshilltarë ushtarakë” në bord. Thuhet se ata do të pasohen edhe nga trupa kineze.

Sipas raportit anija ka kaluar Kanalin e Suezit në Egjipt dhe është duke udhëtuar në Detin Mesdhe. Këshilltarët ushtarakë do t’i bashkohen personelit rus në rajonin Latakia.
Sigal