Karabinierët e Udines kanë vënë në pranga shqiptarin dhe afganin, kapen me 1.5 kg hashash në makinë

453
Sigal

Karabinierët e Udines kanë vënë në pranga një
shtetas shqiptar dhe një afgan pasi u kapën me drogë në automjet.

Si rezultat i një kontrolli rutinë, të kryer në
ditët e festave nga ana e Komandës Provinciale të qytetit të Udines, dy
personat u arrestuan pasi në makinën e tyre Toyota Yaris u sekuestruan 1.5 kg
hashash.

Sipas mediave italiane, 26-vjeçari shqiptar është
banues në Udine, ndërsa 24-vjeçari nga Afganistani kishte në zotërim një leje
qëndrimi për disa kohë, periudhë të cilën e shpenzonte për të kryer trafik
droge.

Të dy shtetasit janë në pritjet të dënimit nga
autoriteti gjyqësor.