Ministria ruse e Mbrojtjes njofton zbulimin e varreve masiv me civilë në Alepo

431
Sigal

Ministria e Mbrojtjes e
Rusisë tha se trupat e saj kanë gjetur varreza masive në Alepo të Sirisë, me
trupa që kanë shenja të torturës dhe gjymtimit.

Zëdhënësi i Ministrisë,
Igor Konashenkov, tha se janë zbuluar dhjetëra trupa – disa prej tyre edhe me
plagë nga armët e zjarrit.

Grupet e të drejtave të
njeriut dhe mediat kanë regjistruar shumë shembuj të masakrave dhe torturave,
të kryera nga forcat qeveritare, nga opozita dhe nga grupi militant Shteti
Islamik në Siri.

Forca ajrore ruse ka
ndihmuar Qeverinë siriane të rikthejë kontrollin e plotë të Alepos, më 22
dhjetor.

“Përfundimi i një
operacioni në mënyrë unike në shkallë të gjerë humanitare nga Qendra Ruse për
Pajtim në Aleppo do të shkatërrojë shumë nga mitet që janë ushqyer në botë nga
politikanët perëndimorë”, tha Konashenkov në një deklaratë.