Kamarieri shqiptar gjen çekun me shumën marramendëse në New York, e dorëzon tek…

497
Sigal

Armando Markaj, 27 vjec gjeti njё zarf ndёrsa ishte duke pastruar njё tavolinё nё lokalin ku punonte nё lagjen East Harlem tё New Yorkut. Markaj, i cili punonte nё kёtё lokal ndёrkohё qё ndjek studimet pёr mjekёsi, vrapoi pas klientes por nuk mundi ta gjejё fillimisht.

“Tё shtunave jemi shumё tё ngarkuar dhe gati sa do tё hidhja cdo gjё nё plehra, kur pashё zarfin,” tha Markaj. “E hapa, pashё logon e Citibank dhe mendova se ishte e rёndёsishme kёshtu qё vrapova jashtё lokalit pёr tё kёrkuar klienten, por ajo kishte ikur”

Pasi hapi zarfin dhe pa shumёn prej gati gjysmё milionё dollarёsh, i’a dorёzoi zarfin pronarit tё lokalit Frank Brija i cili mё pas kontaktoi Daily News pёr ta ndihmuar nё identifikimin e gruas.

“ Nё fillim menduam se ajo ishte njё milionere, sepse kush ecёn rrugёs me njё check tё tille?” tha zoti Brija.

Por gruaja nё fjalё Karen Vinacour ёshtё njё 79 vjecare nё pension. Paratё ishin nga apartamenti qё sapo kishte shitur dhe gjithё kursimet e saj.

“Nuk mund ta besoj, jam kaq e lumtur, nuk e keni idenё,” tha ajo kur mori vesh se çeku  ishte gjetur.

Gruaja i ofroi Markajt njё bakshish tё majmё por ai e refuzoi duke thёnё se ishte thjesht i lumtur pёr tё.