Djali i miliarderit rus mbyt nënën me karikuesin e telefonit

497
Djali i miliarderit rus Igor Sosin ka vrarë nënë e tij, duke e mbytur me karikuesin e telefonit. Mediat ruse bëjnë të ditur se Egor Sosin është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për vrasjen e nënës së tij Anastasia Novikova-Sosin. 44-vjeçarja u gjet e pajetë në dhomën e një hoteli në qytetin Volga River, në Kazan të Rusisë.

Zonja Novikova-Sosin e kishte dërguar djalin e saj 19-vjeçar në Kazan, ku po kurohej në një klinikë, për shkak të probleme që kishte me drogën. Sipas mediave ruse, 19-vjeçari ka marrë disa medikamente për qetësim, të cilat i kanë shkaktuar halucinacione dhe më pas ka rrahur nënën dhe e ka mbytur me karikuesin e telefonit. 19-vjeçari Egor Sosin është djali i Igor Sosinit, pronar i një kompanie ndërtimi, që ka prona në vendet më të lakmueshme të botës.
Sigal