Japonia var dy të burgosur, akuzoheshin për vrasje të shumëfishta

456
Japonia ka ekzekutuar dy persona me varje, pasi për ta u provuan akuzat mbi kryerjen e vrasjeve të shumëfishta. Sumitoshi Tsuda, u shpall fajtor për vrasjen e tre personave në vitin 2009, në qytetin Kaëasaki, ndërkohë që Kazuyuki Wakabayashi u përgjigj për vrasjen e një gruaje 52-vjeçare dhe vajzës së saj. Këto ekzekutime përbëjnë dënimin e 14 me vdekje që kur kryeministri Shinzo Abe mori pushtetin në fund të vitit 2012.

Vendimi i gjykatës japoneze nuk është pritur mirë nga organizata jo-qeveritare që mbron të drejtat e njeriut “Amnesty International”. Drejtuesja e kësaj organizate për Azinë lindorë, Roseann Rife, u shpreh se Japonia duhet t’a heqë sa më parë dënimin me vdekje nga legjislacioni vendas, pasi sipas saj ky lloj dënimi nuk është mënyrë e duhur për t’iu përgjigjur krimit. Kundërshti ka patur edhe nga organizata të tjera jo-qeveritare, aktivistët e të cilëve kanë marshuar në shenjë proteste.
Sigal