Panariti në Berat: Projekte europiane dhe grante shtetërore në mbështetje të fermerëve

729
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së qytetit të Beratit, Petrit Sinaj morën pjesë të premten në ceremoninë e çeljes së Panairit të Agrobiznesit në Berat, organizuar nga MBZHRAU dhe Bashkia e këtij qyteti. Ministri Panariti, në fjalën e hapjes tha se, “Berati ka të gjitha arsyet për t’u krenuar me sektorin bujqësor ketë vit sepse prodhimi bujqësor është dyfishuar, janë dyfishuar eksportet, veçanërisht për perimet, ndërsa është rritur sipërfaqja e mbjellë me sera”.

“Ky nuk është një vit i begatë vetëm në sasi prodhimi, por atë që vlen për t’u vlerësuar është cilësia e garantuar e këtyre prodhimeve, u shpreh kreu i Bujqësisë, ndërsa vuri theksin se, në politikat e bujqësisë për konsolidimin e zinxhirit të vlerave për t’i ofruar fermerit dhe agropërpunuesve, mjedisin e nevojshëm për të zhvilluar aktivitetin e tyre”.

“Për vitin që vjen kemi parashikuar rritjen e mbështetjes për çdo hallkë të këtij zinxhirit nëpërmjet grandeve shtetërore dhe projekteve europiane”- tha Ministri Panariti. Panairet e Agrobiznesit, të kthyera tashmë në një traditë, për promovimin e produkteve bujqësore “made in Albania” në rrethe të ndryshme të vendit, synojnë të sjellin në vëmendje të aktorëve të linjës rëndësinë e zinxhirit të vlerave, që lidhin prodhimin me tregun dhe konsumatorin.
Sigal