Jahjaga: Kosova po zë vend të rëndësishëm në politikbërjen ndërkombëtare

187
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, thotë se pjesëmarrja e Kosovës në javën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, tregon se Kosova po zë vend të rëndësishëm në politikbërjen ndërkombëtare. “Pjesëmarrja është me një rëndësi të vecantë për Kosovën sepse na jep mundësinë të takojmë krerë të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë Jahjaga në një intervistë për RTK-në. Ajo ka thënë se konsolidimi i Kosovës në proceset e integrimeve, bëhet duke lobuar vazhdimisht.

“Konsoludimi i Kosovës dhe procesi i integrimit të organizatat ndërkombëtare që është priroritet i politikës sonë të jashtme varet nga lobimi i vazhdueshëm”, ka thënë ajo. “Prania e Kosovës në ngjarjet kryesore të kësaj jave, është treguesi më i mirë se Kosova tashmë konsiderohet si pjesë e pandashme e sistemeve ndërkombëtare dhe kontribuues i barabartë me shtetet tjera”, tha veç tjerash Jahjaga.