Bogdanov/ 6 shtetet që do marrin pjesë në zgjidhjen e krizës siriane

405
Zv.ministri i jashtëm rus, Mikhail Bogdanov, ka bërë të ditur 6 shtetet të cilat do bisedojnë intensivisht në Tetor për arritjen e paqes në Siri. “Bëhet fjalë për shtetet më me ndikim nga jashtë, që do bisedojnë në Tetor, pas mbylljes së asamblesë së Kombëve të Bashkuara. Bëhet fjalë për Rusinë, SHBA-në, Iranin, Arabinë Saudite, Turqinë dhe Egjiptin,” tha ai, duke shtuar se mbase do ketë edhe shtete tjera në të ardhmen.

Duket se bisedimet e Tetorit do jenë të vështira, pasi Turqia, Arabia dhe SHBA kërkojnë dorëheqjen e diktatorit Assad, ndërsa Rusia dhe Irani janë pozicionuar ngushtë me interesat e familjes Assad. Egjipti ka interesa të ndryshme, duke u pozicionuar më tepër asnjanëse.
Sigal