Ja pse nuk do të lejohet flamuri i Kosovës në Eurosong

453
Flamuri i Kosovës nuk do të mund të jetë në duart e të pranishmëve gjatë dy netëve finale që do të mbahen në Stokholm të Suedisë. Sipas rregullores së re, flamujt që do të mund të përdoren në garën e Eurovisionit janë vetëm ato të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara. “Politika rreth flamujve nuk është e orientuar kundër çfarëdo organizate apo territori. Nëse flamujt e publikuar në dokumente e kanë lënduar dikë, ne ndjejmë keqardhje”, ka thënë menaxheri i Eurosong Paul Jordan. Po ashtu, nuk do të lejohet përdorimi as i flamujve lokalë, rajonalë apo provincialë, si edhe i atyre që propapagandojnë përmbajtje komerciale apo edhe atë urrejtjes dhe diskriminimit. Sidoqoftë, në Prishtinë vendimi për ndalimin e flamurit të Kosovës në Eurovision është pritur me zhgënjim dhe keqardhje të thellë. Televizioni Publik i Kosovës si pjesë e Unionit të Transmetuesve Evropian, EBU ka shprehur thellësisht i shqetësuar me fyerjen e rëndë që i është bërë Kosovës nga Grupi i Referencës për Këngën e Eurovizionit të cilët e ndalojnë flamurin e Kosovës të valëvitet në këtë festival.
Sigal