Përfundon procesi i votimit në Maqedoninë e Veriut

269
Sigal

Pas 14 orësh ka përfunduar edhe procesi i votimit në Maqesdoninë e Veriut.  Ora 21: 00 ka shënuar fundin  e procesit të votimit për zgjedhjet e dhjeta parlamentare në vend.

Siç shkruajnë edhe mediat vendase nga të dhënat e fundit të KSHZ-së, të publikuara për orën 19:00, dalja votuesve në zgjedhje është 45.77%. Të dhënat përfundimtare priten të kumtohen pas orës 21.30.

Ndërsa mësohet se deri në orën 20:40  gjithsejtë kanë votuar 922.678 qytetarë ose ndryshe 50.86 % e votuesve. Dalje më e madhe është regjistruar në njësinë e katërt zgjedhore kurse dalja më e ulët është regjistruar në njësinë e gjashtë zgjedhore.

Njësia e Parë Zgjedhore 52.17%
Njësia e Dytë Zgjedhore 47.97%
Njësia e Tretë Zgjedhore 57 37%
Njësia e Katërt Zgjedhore 59.79%
Njësia e Pestë Zgjedhore 50.16%
Njësia e Gjashtë Zgjedhore 39.23%