Itali/ Shqiptari i befason të gjithë bën gjestin e madh

175

Nuk është i pari që e bën, por gjesti i një shqiptari është vlerësuar shumë në komunitetin ku ai jeton prej 20 vitesh.

Shqiptari me emrin Xhorxh, pasi nuk ka dashur të tregojë mbiemrin, ka bërë një gjest të admirueshëm.

Banues në Turo, në provincën e Peruxhias, shqiptari ishte në stacionin e autobusëve, ku po niste një pako për djalin e tij, kur ka gjetur një portofol që ishte i gjithi i lagur.

Duke mos e ditur se ku ishin zyrat e karabinierëve, ai e ka marrë portofolin me vete dhe sapo ka shkuar në lokalitetin ku jetonte është paraqitur në kazermën e policisë dhe e ka dorëzuar.

Në portofol ishin para, dokumente bankare dhe patenta e personit që i kishte humbur.

Portofoli është dorëzuar i paprekur, ndërsa banorët e zonës janë shprehur se Xhorxhi është një njeri i respektueshëm në zonën ku jeton.

Mediat italiane shkruajnë se ky gjest i shqiptarit tregon se në Itali jetojnë më shumë qytetarë të cilët punojnë e jetojnë me djersën e tyre dhe nuk merren me punë të pista.